Një emigrant shqiptar në Greqi është përfshirë në një sherr me një 22-vjeçar rom. Pas përleshjes shtetasi rom është dërguar në spitalin KAT, pasi është qëlluar me pistoletë në këmbë nga shqiptari.
Sipas mediave greke midis 22-vjeçarit dhe shqiptarit sherri ka nisur pas një debati me tone të ashpra në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia. Pasi kanë shkëmbyer për disa minuta sharje dhe fyerje shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë të riun rom.
Më pas autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit.