Vllaznia e nis nga turi i dytë, ja pse erdhi ky vendim. Mësoni rivalët e mundshëm të shkodranëve në Ligën e Konferencës (TABELA)

Mungesa e klubeve ruse në Kupat e Europës, por gjithashtu fitimi i Ligës së Konferencës nga Roma, i ka dhënë një bonus fituesit të Kupës së Shqipërisë. Në përditësimet e fundit që ka bërë UEFA, rezulton se Vllaznia do ta nisë përfaqësimin në Europë nga turi i dytë i Ligës së Konferencës.

vllaznia

Shkodranët do të mësojnë rivalin më 15 qershor, kur UEFA do të hedhë shortin. Ndeshjet e para të këtij turi do të luhen më 21 korrik, ndërsa ato të kthimit më 28 korrik. Skuadra e Mirel Josës rrezikon të luajë me emra të mëdhenj si Bazeli, Rapid Vjenë, PAOK, Sparta Pragë etj.

Ndërkohë, Roma si fituese e Ligës së Konferencës shkon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Europës. E njëjta gjë ndodh edhe me Fejnordin.

Edhe Omonia Nikosia në Qipro dhe FC Slovacko në Çeki, që kanë fituar kupat, kalojnë nga turi i tretë i Ligës së Konferencës, në fazën “play off” të Ligës së Europës. Gjithashtu Panathinaikosi që fitoi Kupën në Greqi ka përfituar nga lëvizjet që kanë ndodhur, pasi do ta nisë nga turi i tretë i Ligës së Konferencës.

liga e konferences

LEXO EDHE: “Panorama Sport” e paralajmëroi e para, Vllaznia konfirmon që e nis nga turi i dytë në Ligën e Konferencës

Arena e Lajmit


Loading…

Vllaznia e nis nga turi i dytë, ja pse erdhi ky vendim. Mësoni rivalët e mundshëm të shkodranëve në Ligën e Konferencës (TABELA)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook