Nënshkruhet kontrata kolektive e punës, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit

Whatsapp Image 2022 07 25 At 11.51.43 Am

Nënshkruhet kontrata kolektive e punës, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të punonjësve të Policisë gjatë zhvillimit të detyrave funksionale, si dhe për garantimin e shërbimit cilësor dhe me standarde europiane, për qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano dhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit z. Sadetin Fishta nënshkruan në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kontratën kolektive të punës, e cila ka për qëllim bashkëpunimin midis strukturave kyçe, me fokus aspektet sociale, financiare dhe profesionale të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë në çdo strukturë të vendit.

Përmes nënshkrimit të këtij dokumenti, për herë të parë punonjësit e Policisë e Shtetit do të kenë një akt që do të mbrojë drejtpërdrejt të drejtat e tyre ligjore. Ky nënshkrim synon të përmbushë detyrimet që ka Policia e Shtetit, për përafrimin e legjislacionit me vendet e BE-së.

Kontrata kolektive e punës ka si objekt forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim:

٠Mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të punonjësve të Policisë së Shtetit, anëtarë të Sindikatës, në të gjitha strukturat policore në shkallë vendi.

٠Kontributin e dyanshëm për zhvillimin e reformave ligjore dhe profesionale në Policinë e Shtetit, duke patur parësor interesin e punonjësve të PSH.

٠Zhvillimin e dialogut social, profesional dhe konstruktiv ndërmjet palëve, me pjesëmarrjen e gjerë të punonjësve të Policisë së Shtetit në qendër dhe në bazë, me strukturat e Sindikatës, me synim garantimin e lirisë së fjalës dhe të shprehjes së mendimit, për çdo fushë ku preken interesat e punonjësve të PSH.

Drejtor Nano dhe z. Fishta vlerësuan si domosdoshmëri bashkëpunimin e metëjshëm, dhe të nevojshëm nënshkrimin e kontratës kolektive të punës ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Sindikatës, me qëllim rritjen akoma më shumë të garancive për punonjësit e Policisë, për të vijuar të sigurtë në vendin e punës, në të gjitha rastet kur ata i përmbushin me sukses detyrat e tyre funksionale.

#SëbashkupërpunonjësitePolicisë 👮‍♂️👮🏻🤝👮‍♂️👮🏻
#PSHSindikataePSH
#Kontratakolektiveepunës✅

Nënshkruhet kontrata kolektive e punës, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook