Policia qipriote ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për një seri vepra penale. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Jorgo Rrenjollari, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arrest nga autoritetet e Qipros.
Rasti i parë, i cili po hetohet nga autoritetet është kryer në dhjetor 2021, në Limasol dhe ka të bëjë me veprat e komplotit për kryerjen e një krimi dhe mbajtjen e paligjshme të drogës me qëllim furnizimin. Rasti i dytë ka të bëjë me veprat e kanosjes me shkrim për vrasje dhe kërcënimeve me dhunë, të kryera midis 14 dhe 24 qershor 2022.
Kujtojmë se BalkanWeb më datë 2 dhjetor të vitit të kaluar drejtonte një makinë në Qipro brenda të cilës ishte një çantë me 4 pako që përmbante 3.5 kg marijuanë. Ndonëse pasagjeri në mjet u arrestua, 41-vjeçari arriti që t’i shpëtonte policisë.
Arena e Lajmit