Bylisi tashmë është zyrtarisht me pushime duke qenë se edhe gara e U-21 e kurorëzoi me titullin kampion. Në Ballsh kanë nisur të mendojnë për Superioren me kohë, ndërsa presidenti Besnik Kapllanaj po tenton dhe synon që të ndërtojë një ekip kompakt.
Nga porta në sulm, Bylisi do të kërkojë të bëjë merkato e madje pritet që të studiohet tregu ballkanas sidomos në Maqedoninë e Veriut pasi lojtarët e kampionatit të shtetit fqinj nuk quhen si të huaj. Bylisi erdhi nga Kategoria e Parë në elitë si kampion, teksa skuadra rriti edhe një grup të talentuar lojtarësh, shumica e të cilëve kanë debutuar në elitë që në sezonin 2020-2021.
Mallakastriotët pritet që të jenë skuadra më aktive, teksa kanë nisur që të studiojnë lojtarë edhe nga ekipet e moshave apo kampionati U-21 për t’i afruar në gjirin e tyre si talente për t’i promovuar dhe më pas t’i shesin brenda ose jashtë siç edhe ka ndodhur më parë. Bylisi ka larguar zyrtarisht lojtarë si Milos Stojanoviç, por edhe Xhoi Carkanji, teksa në ditët në vijim pritet që të ketë edhe largime të tjera të lojtarëve vendas dhe të huaj. Momentalisht klubi është në periudhë “meditimi”, ndërsa parashikohet një verë e nxehtë për mallakastriotët e Superiores.
Kapllanaj shquhet për surprizat në merkato e sidomos me lojtarët e huaj, ndaj edhe në Ballsh janë në pritje për të “ndezur motorët” dhe të ndërtojnë skuadrën e Superiores për të qenë ndryshe, me ambicie madhore ashtu siç edhe kanë premtuar drejtuesit. Është duke u menduar edhe për infrastrukturën edhe pse stadiumi ka qenë i licencuar edhe është një nga fushat më të mira në vendin tonë.
Arena e Lajmit
Loading…