Mbajtja edhe për një tjetër sezon e Esal Malës është një nga objektivat e Partizanit në këtë merkato. 23- vjeçari është lojtar kyç në lojën e të kuqve dhe largimi i tij lë një hapësirë të madhe.
Lajmi i parë i keq për Partizanin është se kur ekipi luan në Ligën e Konferencës, Mala do të jetë i angazhuar në fazën përgatitore me Giresunsporin. Lajmi tjetër i keq është se klubi turk ka në plan ta mbajë “Dardanin” në sezonin e ri dhe t’i japë një shans për të bërë mirë.
Gjithsesi, paraqitja e tij të fazën përgatitore do të vulosë gjithçka.
Arena e Lajmit
Loading…