EKSKLUZIVE/ Hakaj kërkohet në kryeqytet dhe në Hungari, Da Silva vendos pas pushimeve

Esin Hakaj është një prej lojtarëve më të kërkuar pas përfundimit të sezonit. Mbrojtësi i majtë ka një kontratë me Vllazninë deri në momentin kur skuadra do të eliminohet nga Liga e Konferencës, e më pas del lojtar i lirë. Drejtuesit kuqeblu dhe sigurisht trajneri Mirel Josa, duan që Hakaj të qëndrojë edhe në sezonin tjetër, por ofertat në drejtim të lojtarit janë të shumta.

ESIN HAKAJ

 

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se krahas Partizanit, që kërkon ta rikthejë, në skenë kanë dalë së fundmi edhe dy klube hungareze. Bëhet fjalë për Kisvardën nënkampione dhe Pushkash Akademi. Tek ekipi i parë Hakaj mund të gjente Jasir Asanin, ndërsa aty luan edhe Herdi Prenga. Përtej dëshirës për të vijuar në Shkodër, tashmë Hakaj është edhe përballë tundimit që vjen përmes menaxherit të tij. Bisedimet janë në fazën fillestare, por e sigurt është që paga që i ofrojnë lojtarit është më e lartë se ajo që Vllaznia dhe Partizani japin. Të kuqtë po këmbëngulin prej ditësh, por duket se Hakaj ka ende kohë për të reflektuar, pasi fillimisht do të luajë në Ligën e Konferencës me skuadrën e vendlindjes.

DA SILVA – Fantazisti Viktor da Silva është në grupin e futbollistëve që u mbaron kontrata me klubin shkodran. Vullneti i drejtuesve është që të rinovojnë me brazilianin, madje i kanë bërë edhe një ofertë paraprake, në mënyrë që lojtari ta shqyrtojë. Por, në krahun tjetër në lojë për Da Silvën janë edhe skuadrat e kryeqytetit, Tirana dhe Partizani. I kontaktuar dje nga gazeta, vetë futbollisti ka injoruar sinjalet e fundit nga merkatoja, edhe pse nuk ka mohuar asgjë për atë që është folur. “Jam me pushime dhe nuk mund të them asgjë në këto momente. Në ditët në vijim do të konfirmoj gjithçka nëse do të ketë diçka konkrete për të ardhmen time”, ka thënë shkurtimisht Da Silva.

VIKTOR DA SILVA

LARGIMET – Pas Fallou Dianje dhe Ardit Krymit, lojtarët e radhës që largohen nga Vllaznia janë francezi Mikael Panos dhe boshnjaku Zinedin Mustedanagiç. Ky i fundit ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Shqipërisë së këtij edicioni për shkodranët, por kjo nuk ka mjaftuar që të marrë minutat e nevojshme në kampionat. Edhe pas ardhjes së Josës, Mustedanagiç nuk u preferua, pasi trajneri i besoi më shumë boshnjakut tjetër, Heriç. Ndërsa Panos që ka vetëm 9 minuta aktivizim në Superiore me kuqeblutë, do të kthehet në Francë, duke rezultuar një afrim i dështuar te Vllaznia, pasi as ish-trajnerët Brdariç dhe Plori nuk i besuan. Më shumë ai luajti me ekipin U-21, duke mos lënë gjurmë në Shkodër. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të bëhet me lojtarë si Zogoviç, Adili, Bulatoviç, Heriç dhe Jonuzi, që u skadon kontrata.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Hakaj kërkohet në kryeqytet dhe në Hungari, Da Silva vendos pas pushimeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook