Ndërron jetë në spitalin e Sarandës turisti 37-vjeçar, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Ambulanca

Një turist polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Sarandës, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Policia bën e dije se 37 vjeçari ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, por më pas ka humbur jetën.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërron jetë në spitalin e Sarandës turisti 37-vjeçar, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook