Shqipëria ka arritur të organizojë edhe finale të kompeticioneve të rëndësishme europiane, siç ishte Liga e Konferencës, por futbolli shqiptar e ka të vështirë të formalizohet dhe të mos jetë pjesë e faturave që vijnë për shkak të anomalive dhe mos korrektësive mes palëve.
Madje, problemet shkojnë deri në nivelet e klubeve më të larta, siç ishte rasti i fundit i publikuar nga “Panorama Sport” ku ekipi kampion Tirana, si dhe nënkampioni Laçi, janë përballur me fletëgjobat e prera nga FIFA në lidhje me marrëveshjet e prishura kontraktuale me ish-lojtarët.
Për më tepër, përveç gjobave monetare, të dyja klubet rrezikojnë edhe bllokim merkatoje në rast se nuk shlyejnë në kohë lojtarët që kanë fituar gjyqet. Si Tirana dhe Laçi duhet të veprojnë shpejt dhe të gjejnë zgjidhjet e duhura, pasi dihet që në korrik nisin aventurën në Kupat e Europës.
Arena e Lajmit
Loading…