“Ministrat e Ramës flasin sikur jetojnë në një planet tjetër”, Berisha: Qytetarët janë nëpërkëmbur! Ky regjim rrëzohet vetëm me protestë!

Berishaa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me gratë e LDGSH u shpreh se sot qytetarët shqiptarë janë të nëpërkëmbur nga qeveria shqiptare.

Gjatë këtij takimi Berisha u shpreh se ministrat e qeverisë Rama sillen sikur jetojnë në një tjetër planet dhe nuk marrin masa për të ndihmuar qytetarët e tyre që përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve.

“Sot qytetarët shqiptarë janë të nëpërkëmbur, qytetarë të kauzave të dhunuara. Janë qytetarë që qeverisën nga një qeveri që mendon për pasurimin e eksponentëve të saj dhe shumë herë më tepër për klientelën e saj. Këto ministrat flasin sikur të ishin të një planeti tjetër dhe jo të një populli që përballet me probleme madhore të ekzistencës së tij.  Sot ishim në parlament ku u soll ligji që nuk kompenson asnjë qindarkë, por përkundrazi me paratë që mblidhen nga çmime të larta në vend që të ndihmohen qytetarët, këto u kalojnë atyre që kanë marrë tendera me çmimet maksimale. Tani këtyre u kthehen qindra milionë euro se u rriten çmimet, ndërsa qytetarëve nuk u jepet asnjë kafshatë. Pra janë rritur kostot për çdo gjë. Por përse zgjidhet vetëm ndërtuesi? Përgatitet ligji ku atyre që iu premtua që deri në 2029 nuk do ketë rritje taksash , u vendoset një taksë e re që i çon drejt falimentimi.. Ndaj përveç protestës ky regjim nuk mund të rrezohet. Pushtetin ne e marrim me votën e lirë , por Edi Rama nuk njeh votën ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka…Kjo protestë ka rëndësi për shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

“Ministrat e Ramës flasin sikur jetojnë në një planet tjetër”, Berisha: Qytetarët janë nëpërkëmbur! Ky regjim rrëzohet vetëm me protestë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook