“Do mërziteshim shumë nëse ikte Shehi”, Bekaj: Para sezonit na dha të shënonim arritjet që dëshironim. E para u plotësua…

Visar Bekaj është lideri i kësaj Tirane. Në shumë takime ai ka qenë vendimtar për bardheblutë, duke shpëtuar portën. Jo vetëm kaq, por Visari është portieri që ka pësuar më pak gola, ndërsa nga ana tjetër një nga të pazëvendësueshmit. Për “Panorama Sport”, gardiani foli për titullin, të fshehtat dhe të ardhmen e Tiranës.

bekaj

Visar, tashmë jeni kampionë të Shqipërisë?
Çfarë të them. Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Gjithë ai mund që kemi derdhur, gjithë ajo sakrificë që kemi bërë gjatë gjithë vitit u shpërblye. U shpërblye edhe ndaj Partizanit, por në fund ishte diçka fantastike.

Bekaj, ju keni qenë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Sezonin jua eklipsojnë vetëm Seferi e Xhixha me golat e tyre?
Unë mendoj se të gjithë kemi bërë maksimumin në këtë sezon. Të gjithë kemi bërë hapin e madh, kemi dhënë më të mirën tonë, në pozitat ku ne luajmë. Nuk mund të them që isha unë apo ai tjetri më i miri. Ka qenë Toli, Veseli, Enuri që kanë bërë gjëra fantastike në fushën e lojës. Të mos harrojmë mbrojtjen që ka qenë në nivele të larta. Kemi qenë në një nivel dhe ky ka qenë shkaku që kemi fituar. Kemi luajtur me njëri-tjetrin dhe individualisht kemi treguar veten në këtë grup fantastik.

Ju thoni grupi, është kjo arma më e fortë e kësaj skuadre në këtë titull?
Patjetër, patjetër që grupi është forcë e madhe. Duhet t’i japim meritat më të mëdha trajnerit që ka arritur të ndërtojë këtë grup të mirë. Që e ka drejtuar shumë mirë. Për ne ai është kryesori. Nëse largohej trajneri do të mërziteshim shumë. Shyqyr zotit edhe trajneri do të jetë me ne.

Në dhjetor keni thënë për “Panorama Sport” që qëllimet e Tiranës janë grupet e Konferencë Ligës?
Në fazën përgatitore kemi diskutuar gjatë. Trajneri na dha disa fletë të shënonim arritjet që donim të kishim në fund të sezonit. Në letër kam shënuar titullin kampion dhe të shkojmë në grupet e Konferencë Ligës. Them se mund t’ia arrijmë qëllimit. I kemi shanset e duhura.

Në aspektin personal…
Për momentin kam edhe një vit me Tiranën. Për momentin nuk ka asgjë konkrete nga merkatoja. Do të shohim.

Jeni portieri që keni pësuar më pak gola?
Kjo është më shumë meritë e mbrojtjes sesa imja.

Ama keni qenë vendimtar në shumë takime?
Kemi luajtur si grup. Nëse jemi mundur, ia kemi bërë vetes. Në ndeshjen me Vllazninë që nuk humbëm këtu treguam veten dhe kuptuam që mund të ishim kampionë të Shqipërisë.

Kujt ia dedikoni titullin?
Në fillim Allahut, më pas familjes, shokëve dhe tifozëve të ekipit.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


Loading…

“Do mërziteshim shumë nëse ikte Shehi”, Bekaj: Para sezonit na dha të shënonim arritjet që dëshironim. E para u plotësua…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook