Matko Djarmati ka mbyllur dy vite shumë të suksesshme si drejtor sportiv i Vllaznisë. Kroati ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në skuadër, që kur trajner ishte Tomas Brdariç.
Me punën e tij në afrimin e lojtarëve gjatë kësaj periudhe, Djarmati ka dhënë një kontribut të madh dhe mund të quhet si projektuesi i Vllaznisë në këto dy sezonet e fundit, që u mbyllën me fitimin e Kupës së Shqipërisë. Mirëpo, pas finales me Laçin, edhe Djarmatit i ka përfunduar kontrata me klubin, ashtu siç ka ndodhur me shumicën e futbollistëve.
Gjithsesi, kroati me shumë mundësi do të qëndrojë sërish në Shkodër, edhe pse fjalën e fundit për këtë do ta thotë presidenti Alban Xhaferi. Raportet mes tyre kanë qenë të mira dhe tani mbetet të shihet si do të shkojnë gjërat.
Arena e Lajmit
Loading…