FOTO/ Claudia Schiffer na tregon pamjen perfekte në ditët e fundit të pushimeve të saj në Greqi

Shtatori mund të jetë afër, por ditët e fundit të gushtit janë mundësia perfekte për të kaluar dhe disa momente të tjera relaksi dhe qetësie. Diçka që Claudia Schiffer duket se e di mirë teksa vazhdon të shijojë ende pushimet e saj verore.

Në fakt, në fillim të këtij muaji modelja ka vizituar Greqinë dhe ka qenë ndër të tjera në Porto Heli. Llogaria e saj në Instagram është plot me foto që tregojnë se supermodelja e viteve ’90 është një adhuruese e rehatisë, pasi ajo vazhdimisht zgjedh kombinimin veror që është gjithmonë i duhuri: një fustan, sandale lëkure të sheshta dhe një çantë të madhe kashte.

Ajo u pa duke kombinuar një fustan të gjatë ngjyrë rozë, së bashku me sandale ngjyrë kafe me stufa ari dhe çantën e saj të preferuar prej kashte XL nga Anya Hindmarch. Ky set është një sugjerim i lehtë dhe elegant për të veshur gjatë verës edhe në vjeshtë me një xhaketë xhins.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Claudia Schiffer (@claudiaschiffer)

Një tjetër dashuri e madhe e verës, e cila do të vazhdojë të na shqetësojë edhe në vjeshtë, janë fustanet me lule.

Ndoshta me ftohjen e motit zgjedhim ato që vijnë në nuanca më të mjegullta, por është e sigurt që mbeten zgjedhja që do të shoqërojë rikthimin tonë në zyrë, por edhe në ditët e fundit të pushimeve.

Klaudia ka propozimin perfekt me një fustan me lule, me mëngë të gjata në nuancat e livandës, një çantë kashte dhe sandale lëkure të punuara me dorë nga kompania greke Ancient Greek Sandals.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Claudia Schiffer (@claudiaschiffer)

FOTO/ Claudia Schiffer na tregon pamjen perfekte në ditët e fundit të pushimeve të saj në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook