Jessica Alba zbulon si rrallë herë ‘sekretin’ e bukurisë që vazhdon ta mbajë ende të re!

Edhe pse ajo është themeluese e një kompanie të njohur për produktet e saj të bukurisë, Jessica Alba ka një qasje të ekuilibruar për t’u dukur dhe për t’u ndjerë më së miri. Nuk do ta gjeni duke ndjekur një regjim të ndërlikuar të kujdesit të lëkurës ose duke aplikuar shumë grim në një mëngjes të zakonshëm. Në vend të kësaj, ajo fokusohet në ushtrimet, gjumi i mirë, duke pirë shumë ujë dhe praktikimin e meditimit, shpjegoi ajo në një intervistë të fundit për ‘Today’ .

Jessica Alba zbuloi trukun e saj për qerpikët e gjatë në një video:

“Natyrisht, të kesh produkte të shkëlqyera bukurie dhe të flesh me të vërtetë ndihmon, por unë mendoj se duhet të praktikosh ato gjërat e ‘shenjta’ që të bëjnë të jesh e shëndetshëme, përndryshe nuk ka shumë rëndësi se çfarë lloj kremi apo grimi keni”, tha ajo.

Aktorja e nis ditën e saj me një rutinë të shpejtë të kujdesit të lëkurës duke përdorur produkte nga linja e saj, “Honest Beauty”, natyrisht. Sa për aktivitete të tjera të shëndetshme, Alba përmend jogën, palestrën. “Unë thjesht ndihem e lidhur me trupin tim dhe kjo më bën të ndihem e fortë,”tha ajo për ‘Today’ .

“Alba gjithashtu vlerëson meditimin që ka një ndikim në mirëqenien e saj. “Kjo më ndihmon të lidhem me zemrën time dhe të mbyll shumë diskutime në kokën time dhe të më tokëzojë,” shpjegoi ajo në intervistën e fundit.

“Meditimi ka shumë përfitime . Jo vetëm që praktika mund t’ju ndihmojë të bëni një sport më të mirë, por gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit, rritjen e vetëdijes dhe pakësimin e vetmisë. “Dhe pastaj pi shumë ujë”, shtoi Alba.

Nëna e tre fëmijëve  i jep gjithashtu dhe disa kwshilla: diçka që ajo i nxit fëmijët e saj t’i japin përparësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës.

“Unë do të thosha se këshilla ime nr. 1 e bukurisë për fëmijët e mi është thjesht të jenë të kujdesshwm pasi lëkura e tyre do të ndryshojë me hormonet”, tha ajo.

Jessica Alba zbulon si rrallë herë ‘sekretin’ e bukurisë që vazhdon ta mbajë ende të re!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook