Nicole Kidman ka tërhequr vëmendjen teksa ka pozuar për një revistë. Ajo ka treguar me krenari bicepsin e saj madje ka shfaqur barkun e saj të tonifikuar, ndërsa mbante veshur një minifund dhe bluzë.
Duke u dukur disa dekada më e re se 55 vjet, aktorja fituese e çmimit Oscar dhe nëna e katër fëmijëve mbajti një qëndrim tepër të fortë ndërsa pozonte për kopertinën e revistës Perfect – e cila e cilëson Nicole si ‘ikona e përsosur’.
Kjo paraqitje e saj për revistën “Perfect” vjen pasi aktorja e “The Hours” u kritikua për pozimin e saj në kopertinën e numrit të shkurtit të Vanity Fair.
Përdoruesit e mediave sociale e shpërndanë imazhin, duke akuzuar revistënse kishte modifikuar fizikun dhe ngjyrën e Nicole.
Të tjerë pohuan se seti fotografik ishte shumë i egër për një grua të moshës dhe shtatit profesional të Nicole.
Ylli i ekranit ka një sërë projektesh aktualisht në punë, duke përfshirë vazhdimin e ardhshëm të Aquaman, i cili do ta shohë atë edhe një herë duke ndarë ekranin me Jason Momoa. Projekti ka përfunduar xhirimet dhe pritet të dalë në vitin 2023.
Nicole është gjithashtu duke punuar në një komedi romantike pa titull për Netflix, si dhe një serial televiziv të quajtur Expats, i cili përshkruhet si një ‘vështrim në jetën personale dhe profesionale të një grupi të ngushtë emigrantësh që jetojnë në Hong Kong’.