Jennifer Lopez ka publikuar në rrjetet sociale foton e parë nga dasma e saj dhe Ben Affleck në Georgia.
Ylli i “Hustlers” ndau një foto nga afër me vellon. Ajo nuk e zbuloi veshjen totale, tashmë të fotografuar nga paparacët, por vetëm portretin dhe makeup mbreslënës teksa shihet me vathë me perla.
View this post on Instagram
Lopez ishte veshur nga Ralph Lauren për dasmën e saj të dytë , stilistja e shumëfishtë, Mariel Haeen. Lopez dhe Affleck u martuan në rezidencën e aktorit në Riceboro, Ga., të shtunën, të rrethuar nga familja dhe miqtë e tyre më të ngushtë. Fatkeqësisht, vëllai i Affleck-ut, Casey nuk mund të ishte i pranishëm. Dasma e madhe dhe luksoze u bë një muaj pasi Bennifer 2.0 u arratis fshehurazi në Las Vegas ku u martuan para gjykatës.
Nusja kishte veshur një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra me një vello të gjatë që i tregonte format për tu patur zili. Velloja e saj ishte 5 metra e gjatë dhe u mbajt nga të pesë fëmijët e tyre – binjakët 14-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme, si dhe Violet, Seraphina dhe Samuel të Ben.