Largimi i Fallou Dianjes ka ulur ndjeshëm alternativat në qendër të repartit të mbrojtjes te Vllaznia.
Dajan Shehi, sezonin e kaluar kur u aktivizonte te Vllaznia
Si titullarë e mbyllën sezonin në këto pozicione Mevlan Adili dhe Darko Bulatoviç.
Mirëpo, klubi është hedhur në sulm për gjetjen e një tjetër qendërmbrojtësi, edhe pse nga stoli alternativa janë edhe të rinjtë Paloka e Shimaj.
“Panorama Sport”mëson nga burime në klubin kuqeblu se së fundmi ka dalë në skenë si përforcim i mundshëm emri i elbasanasit Dajan Shehi.
Shtatlarti zhvilloi dy sezone mjaft të mira në Shkodër dhe më pas u transferua te Partizani.
Shehi e mbylli sezonin si pjesë e Skënderbeut, ndërsa tashmë është lojtari i lirë.
Duke qenë se e njeh mirë ambientin në Shkodër, gjasat janë që elbasanasi të rikthehet, por kjo mbetet për t’u parë në javët e ardhshme.
Arena e Lajmit
Loading…