Interi mërzit Simone Inzagin/ Trajneri zikaltër preferon Lukakun, por i sjellin… Dibalën

Në shtëpinë zikaltër janë orë të nxehta për sa i përket merkatos, që pritet të përcaktojë shumë edhe për suksesin e klubit në sezonin e ardhshëm.

INZAGI 1

Të shumtë janë emrat që po monitorohen dhe për të cilët po punohet, por Simone Inzagi i ka të qarta kërkesat e tij: kërkon që lojtarët të jenë funksionalë.

Për këtë motiv, trajneri preferon që në skuadër të mbërrijë Romelu Lukaku para Paulo Dibalës.

Edin Xheko nuk bind në moshën 36-vjeçare dhe mungesa e një pyke në repartin ofensiv të zikaltërve do të sillte jo pak probleme.

LUKAKU

Qendërsulmuesi tipik që tërheq skuadrën dhe mbush hapësirat në zonën kundërshtare janë karakteristikat kryesore të Lukakut, që e shtyjnë Inzagin të preferojë atë.

Teknika dhe fantazia e Dibalës vlerësohen patjetër nga Simone, por 3-5-2 i tij ka nevojë për një numër 9 dhe argjentinasi nuk e ofron dot këtë.

DIBALA

Por ndërkohë që trajneri zgjedh Lukakun, Marota dhe drejtuesit po shtyjnë me forcë drejt Dibalës, që është emri primar në listën e dëshirave, një veprim që ka shkaktuar pakënaqësi mes palëve.

Idealja për Inzagin dhe Interin do të ishte mbërritja e të dyve, por nëse kjo nuk do të ishte e mundur, tekniku kërkon një rast privimi nga një yll si Dibala.

Arena e Lajmit


Loading…

Interi mërzit Simone Inzagin/ Trajneri zikaltër preferon Lukakun, por i sjellin… Dibalën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook