Sulmoi fansin pasi i kërkoi autograf, Gjykata merr vendimin ndaj Kanye West

Asnjë dënim nuk do jepet ndaj Kanye West i cili goditi me grusht të një fans pas një debati të nxehtë jashtë një hoteli në Los Angeles kohë më parë.

Prokuroria e Los Angeles ka njoftuar: “Lidhur me incidentin që përfshin Kanye West që ndodhi më 13 janar 2022, pas një shqyrtimi të plotë dhe të kujdesshëm të të gjitha provave, nuk ka asnjë gjasë të arsyeshme për dënim.” 

Ye u përfshi në një debat që u kthye në konfrontim fizik në janar pranë Magazinës Soho. Gjërat u nxehën aq shumë, sa Kanye e shtyu dhe goditi fansin e tij i cili i kërkoi një autograf.

Rasti po hetohej si një ‘përplasje fizike paparamendim’, e cila mbart një dënim maksimal prej 6 muajsh burg. Në video Kanye shfaqet i inatosur dhe duke bërtitur, “A e thatë këtë apo jo? E thatë apo jo? Sepse kjo është ajo që ndodhi tani.” Më herët atë mbrëmje, ai u pa me të dashurën e atëhershme Julia Fox, duke festuar në Delilah në WeHo. Julia qëndroi në klub ndërsa Ye u ngrit.

West, i cili ndryshoi ligjërisht emrin në Ye, më parë u dënua me dy vjet shërbim prove, klasa për menaxhimin e zemërimit dhe shërbim në komunitet për sulmin ndaj një paparaci në aeroportin LAX në korrik 2013.

Sulmoi fansin pasi i kërkoi autograf, Gjykata merr vendimin ndaj Kanye West

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook