Këngëtarja kolumbiane, Shakira ka reaguar pas lajmeve se ka pësuar një krizë paniku dhe është shoqëruar me ambulancë në spitalin e Barcelonës.
Gjatë ditës së djeshme revista “Hello” raportoi se Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.
Por me sa duket arsyeja e vërtetë pse Shakira është fotografuar në një ambulancë nuk është gjendja e saj psikologjike apo krizat e panikut. Në një njoftim në Twitter, këngëtarja lajmëron se është mirë dhe se ka shkuar në spital për të shoqëruar të atin.
“Po marr shumë mesazhe shqetësimi që unë jam parë në një ambulancë në Barcelonë së fundmi. Dua vetëm t’ju tregoj se ato foto janë nga fundjava e kaluar (data 28), kur babai im fatëkeqëshisht u rrëzua dhe unë e shoqërova në një ambulancë për në spital, ku ai po trajtohet tani.”
Arena e Lajmit
Loading…