Lajmi se dy futbollistët e Lacios, Matia Zakanji dhe Manuel Lazari ishin larguar nga grumbullimi i Italisë pushtoi mediat italiane. Vetë trajneri i skuadrës, Roberto Mançini u shpreh se nuk i dinte shkaqet e këtij largimi, me aludime të shumta të cilat lidheshin me ndeshjen kundër Gjermanisë që shoqëruan lojtarët. Ditën e sotme Lacio ku luajnë dy futbollistët ka sqaruar gjithçka me një komunikatë zyrtare ku shprehet se futbollistët janë larguar për shkak të problemeve fizike.
“Stafi mjekësor i Lacios komunikon se futbollistët Matia Zakanji dhe Manuel Lazari kanë ndjerë shqetësime fizike gjatë seancës së fundit stërvitore me kombëtaren e Italisë.
Kontrollet në qendrën e Koverçanos kanë vërtetuar problemet që gjendeshin te futbollistët.
Për motive të ndryshme ata do t’i nënshtrohen kontrolleve fizike dhe testeve për të parë gjendjen e tyre në javët në vazhdim.”, ishte shkruar në komunikatën e Lacios.
LEXO EDHE:
Skandal tek Italia/ Nuk donin të luanin me Gjermaninë, dy lojtarë braktisën pa leje grumbullimin
Arena e Lajmit
Loading…