Njeriu i momentit në merkaton e Interit, Konte tenton t’i prishë punë zikaltërve dhe kontakton sulmuesin

Romelu Lukaku është padyshim njeriu i momentit në merkaton e Interit, me belgun që në ditët e fundit është përfolur për një rikthim të bujshëm te Interi. Zikaltërit duket se nuk janë të vetmit në garë për 29-vjeçarin, me Totenhemin e Antonio Kontes që duket të ketë shfaqur gjithashtu interes për lojtarin.

LUKAKU

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Konte ka kontaktuar personalisht me ish-sulmuesin e tij tek Interi për ta bindur të transferohet te skuadra e tij aktuale Totenhemi, ku do të formonte kështu një dyshe fizike në sulm së bashku me Herri Kejn.

Prioriteti i Lukakut mbetet rikthimi te Interi, i cili duhet të bindë Çelsin të lëri të lirë belgun me anë të një oferte të përshtatshme, me Totenhemin, Bajernin dhe klubet e tjera të interesuara që do po vëzhgojnë situatën me kujdes.

Arena e Lajmit


Loading…

Njeriu i momentit në merkaton e Interit, Konte tenton t’i prishë punë zikaltërve dhe kontakton sulmuesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook