Fqinje prej kohësh, por Meghan Markle nuk e sheh dot me sy Katy Perry-n! Detajet e reja nga raporti i tyre i krisur

Princi Harry dhe Meghan Markle jetojnë prej muajsh tashmë, me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet Diana, në një vilë ëndrrash në Montecito, Kaliforni. Një shtëpi superluksoze me vlerë 14.6 milionë dollarë ku kanë fqinj yje si Oprah Winfrey, Ariana Grande dhe Brad Pitt. A është gjithçka perfekte, atëherë? Aspak. Për të prishur qetësinë e Dukeshës do të ishte një fqinje shumë e famshme: Katy Perry, e cila jeton një distancë të shkurtër nga Sussex së bashku me partnerin e saj Orlando Bloom me të cilin në vitin 2020 mirëpriti në jetë fëmijën e parë Daisy Dove. Dhe sipas asaj që raporton ‘Vanity Fair’ raporti mes tyre është aq i keq sa Meghan nuk e sheh dot me sy Katy-n.

Një antipati që sipas thashethemeve të raportuara nga ‘Daily Star’ daton që nga koha e dasmës së Meghan dhe Harry-t, në vitin 2018. Gjatë një interviste të publikuar në atë kohë për ‘Entertainment Tonight’, Katy bëri të ditur se fustani i nusërisë së Meghan Markle nuk i kishte pëlqyer fare. Shumë më mirë, sipas saj, ishte ai i Kate Middleton: «Do të kisha bërë disa ndryshime në veshje. Nuk do të ndalem kurrë së thëni të vërtetën. Do të kisha zgjedhur një më të përshtatshëm. Më pëlqeu më shumë ajo apo Kate? Kate, Kate, Kate fitoi, Kate fitoi! Veshja e saj ishte shumë më e bukur.» Fjalë të cilat Meghan, veçanërisht në dritën e rivalitetit të përjetshëm me Kate, nuk i priti aspak mirë.

“Komenti i Perry-t nuk ishte menduar të ishte fyes, por Markle ishte shumë e stresuar në atë kohë dhe ato fjalë e lënduan atë”, raportoi ‘Daily Star’. Deri në atë pikë sa edhe sot ka, me sa duket, një antipati të madhe për Katy-n. Burrat e tyre, Princ Harry dhe Orlando Bloom, janë bërë miq që kur janë bërë fqinjë. Në vend të kësaj, Katy dhe Meghan nuk kanë patur asnjë raport dhe nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë shkruan tabloidi britanik.

Por nuk është vetëm Kate Perry që i ‘prish gjumin’ Markle në rezidencën e saj superluksoze në Kaliforni. Fqinjët e tjerë, thuhet se i kanë vënë nofkën ironike “Princesha e Montecitos”. E më pas janë tentativat e vazhdueshme të njerëzve për të hyrë në vilën ku ajo jeton me bashkëshortin dhe fëmijët. Vetëm midis majit dhe qershorit, disa njerëz u përpoqën të hynin dy herë në kopshtin e Harry-t dhe Meghan-it. Si të mos mjaftonte kjo, pak ditë më parë ata u detyruan të mbylleshin në shtëpi, sepse një luan mali ishte parë pranë shtëpisë së tyre.

Harry dhe Meghan jetojnë në një lagje super vip, në një rezidencë ëndrrash. Por edhe atje duket se mund të flenë të qetë.

Fqinje prej kohësh, por Meghan Markle nuk e sheh dot me sy Katy Perry-n! Detajet e reja nga raporti i tyre i krisur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook