Duhej që Rihanna dhe A$AP Rocky të bëheshin prindër që të kishin të njëjtin stil të veshuri

Rihanna dhe A$AP Rocky vijojnë të shijojnë ‘date’ së bashku edhe pasi janë bërë prindër dhe së fundmi janë fotografuar në New York. Këngëtarja e “The Diamonds”, 34 vjeçe, kishte veshur një bluzë sportive blu me shkëlqim dhe pantallona me kuadrate. Dalja vjen më pak se një javë pasi A$AP, 33 vjeç, u deklarua i pafajshëm për akuzat për sulm të rëndë me armë zjarri në Los Angeles.

Siç bën zakonisht, Rihanna dukej pa sforcim shumë me stil. Ajo mbante një çantë me print gjarpëri me doreza bambuje dhe atlete Adidas. Flokët e saj, të stiluar me onde i kishte lënë të lëshuara teksa kishte bërë makeup natyral.

A$AP dukej gjithashtu elegant me një bluzë të bardhë, pantallona blu Gucci dhe atlete të mëdha. Ai e kompletoi pamjen me një kapelë të zezë të New York Yankees. Dyshja ka patur stile të ndryshme nga njëri-tjetri e duket se tani që janë bërë prindër po afrohen me njëri-tjetrin në stilin e të veshurit.

Edhe pse çifti nuk ka ndarë publikisht detaje për të voglin e tyre, A$AP së fundmi u dha fansave një panoramë mbi të qenit baba.”Unë gjithmonë do t’u kujtoj fëmijëve të mi që të mos e humbasin kurrë imagjinatën e tyre, edhe kur të rriten, pavarësisht se çfarë ndodh,” tha ai në një intervistë më 10 maj. “Në fakt më pëlqen të shikoj filma vizatimorë – kam parë Teletubbies, Blue’s Clues, Yo Gabba Gabba, Peppa Pig dhe Baby Shark.” 33-vjeçari shtoi: “Shpresoj të rris fëmijë me mendje të hapur. Jo njerëz që diskriminojnë. Dhe nuk po përpiqem të përshkruaj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë të lezetshëm me prindër të lezetshëm.” Më 13 maj, Rihanna thuhet se lindi një djalë në Los Angeles.

Një muaj pasi njoftoi shtatzëninë, këngëtarja e “Love on the Brain” shpjegoi se sa e vështirë e kishte për ta mbajtur sekret lajmin nga miqtë e saj më të ngushtë. “Ishte më e vështirë për mua ta mbaja atë sekret, sepse ata janë rreth meje, ata i dinë zakonet e mia,” i tha ajo Justin Sylvester-it të E!News më 11 shkurt. “Ata thonë: “Nuk dëshiron diçka për të pirë? Nuk po pi duhan?” Dhe unë po haja të gjitha gjërat që nuk jam mësuar t’i ha. Ata e dinë që i urrej ëmbëlsirat dhe papritmas po kërkoj biskota dhe donuts. Por më në fund, thjesht më duhej t’i lija të gjitha, dhe ata ishin të gjithë të tronditur, natyrisht, siç u trondit edhe bota”.

Një burim i afërt me çiftin tha për PEOPLE se Rihanna dhe Rocky po ia dilnin më së miri me rolet e tyre si prindër. “Të jesh prind i ri është sigurisht një përshtatje, por ata po e bëjnë shkëlqyeshëm. Djali i tyre është i shëndetshëm dhe Rihanna është thjesht e mahnitur prej tij,” tha burimi i brendshëm. “Ajo me të vërtetë ishte shumë e emocionuar që ishte shtatzënë. Ajo e donte këtë. Takimi me djalin e saj ishte sigurisht jashtëzakonisht i veçantë. Rihanna mezi largohet nga ana e tij. Ajo është një nënë fantastike. Ajo donte të lindte në L.A. pasi ka një shtëpi të madhe me oborr. Ajo kënaqet duke u ulur jashtë me fëmijën e saj.”

Duhej që Rihanna dhe A$AP Rocky të bëheshin prindër që të kishin të njëjtin stil të veshuri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook