![deputetet-3-maj-shiu-47-505x450-1 Deputetet 3 Maj Shiu (47)](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/deputetet-3-maj-shiu-47-505x450-1.jpeg)
E çfarë janë ligjet, Montesquieu i sheh si marrëdhënie të domosdoshme që dalin nga natyra e gjërave. E ligjvënësit tanë me sa duket i dorëzohen natyrës literalisht të detyruar nga shiu.
Kështu ka ndodhur ditën e sotme, teksa nën çadër socialistë e demokratë janë bërë bashkë për të marrë pjesë më pas në seancën parlamentare ku mbajti një fjalim Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky. Ndonëse në debate janë ‘armiq’, jashtë duken shumë miqësorë.
Deputetja demokrate Ina Zhupa shihet në krahë me deputeten e PS Milva Ekonomi. Pak më tej deputetja e PS Klotilda Bushka ecën nën shi me deputetin e PD Gazment Bardhi. I vetëm shfaqet ish-kreu i PD-së Lulzim Basha duke hyrë në parlament.
Nuk mund të mos kujtohen vargjet e këngës hit të së madhes Vaçe Zela “Djaloshi dhe shiu”. Shihni fotot e kapura nga objektivi i LSA.