Emily është në Paris sërish! Lily Collins fotografohet në shesh xhirimin e serialit hit të ‘Netflix’

Ajo u kthye në Francë në maj për të filluar xhirimet e sezonit të tretë të serialit hit të Netflix ‘Emily In Paris’. Dhe të mërkurën, Lily Collins, 33 vjeç, dukej tipike elegante me një veshje me beretë dhe me printe, teksa u shfaq në prapaskenë me ekipit ndërsa filmonte skenat me bashkë-yllin Lucas Bravo, 34. Aktorja britanike kishte veshur një palë pantallona me bel të lartë dhe një bluzë të shkurtuar me mëngë të gjata.

Look-u tërheqës i Lily ishte kryesisht bardh e zi, me përjashtim të detajeve të kuqe të endura në pantallonat e saj elegante. Ajo veshi gjithashtu stileto të zeza me majë. Flokët i kishte bërë me onde dhe i shtoi një prekje pariziane pamjes së saj me beretën e zezë. Lucas – i cili luan rolin e shefit të kuzhinës Gabriel, fqinjit të Emily-t në katin e poshtëm – ishte i veshur me një bluzë blu të hapur dhe xhinse indigo, me një përparëse ngjyrë bezhë të lidhur rreth belit të tij.

Finalja e sezonit të dytë të ‘Emily In Paris’ i la fansat në dëshirën e madhe për përgjigje pasi jeta e saj pariziane mbeti e varur mes zgjedhjes së një oferte pune në zyrën e ‘Savior’s Chicago’ ose, për të qëndruar në ‘City of Love’ në markën e Sylvie. Megjithatë shikuesit do t’i marrin shpejt përgjigjet pasi seriali ka nisur xhirimet për sezonin e tretë dhe të katërt.

Netflix ka bërë me dije se ‘Emily në Paris’ ka filluar prodhimin për sezonin e 3. “Sërish në tavolinë së bashku, dhe nuk është për një takim klientësh apo një darkë”,  shkruhej në një foto të publikuar nga llogaria zyrtare e serialit në Instagram pak muaj më parë. “Prodhimi për sezonin 3 po fillon!”

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Emily In Paris (@emilyinparis)

Yjet Lily Collins dhe Ashley Park gjithashtu postuan foto në Instagram për të festuar, duke u shfaqur së bashku nën Kullën Eifel. “U ribashkuam në Paris! Le të fillojnë xhirimet e sezonit 3!” ka shkruar Collins.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins)

“Ato amerikanët që enden përsëri në Paris!”  ka shkruar Park.

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Ashley Park (@ashleyparklady)

‘Emily në Paris’ flet për historinë e një vajze amerikane që merret me mediat sociale e cila shkon në Francë pas një mundësie të papritur pune në ‘Savoir’, një firmë franceze marketingu. Ajo lufton për të pasur sukses në qytetin e ri dhe duhet të punojë për të kapërcyer përplasjet kulturore dhe barrierat gjuhësore në kërkim të dashurisë, miqësisë dhe suksesit në karrierë.

Megjithëse sezoni i tij i parë u përball me kritika për përshkrimet e stereotipeve franceze dhe atë që disa argumentuan se ishte një mbipërfaqësim në çmimet ‘Golden Globe 2021’. Seriali ka patur sukses dhe është bërë me dije se do ketë edhe një sezon të katërt, teksa nuk ka ende një datë për sezonin 3.

Emily është në Paris sërish! Lily Collins fotografohet në shesh xhirimin e serialit hit të ‘Netflix’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook