Prej ditësh një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha pyjore në malin e Holtës aty ku ndahet kufiri gjeografik pyjor i rretheve Gramsh, Përrenjas dhe Pogradec.
Veç vështirësive të terrenit dhe luftës me flakët , zjarrfikësit janë përballur dhe me shpërthimet e fuqishme të municioneve luftarake, të cilat dyshohen të jenë të luftës së dytë botërore.
Fatmirësisht në momentin e shpërthimit efektivët e zjarrfikëses ndodheshin në krahun tjetër të malit në flakë.
Në një bisedë telefonike për gazetarin Shkëlzen Henkoja, shefi i zjarrfikëses së Gramshit, Ilir Llapushi u shpreh se fatmirësisht nga shpërthimet nuk ka asnjë efektiv të lënduar.