Protesta e avokatëve për hartën gjyqësore, Rama nuk tërhiqet: Nuk ndryshon, nuk flitet me gjuhën e bojkotit

Ramaaa

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar prerë se Harta e re Gjyqësore nuk ndryshon, pavarësisht bojkotit pa afat të avokatëve në të gjithë vendin.

Rama është shprehur se ka ikur koha e bojkoteve dhe se qeveria nuk tërhiqet për asnjë arsye, duke shtuar se bojkoti i avokatëve nuk do të ketë sukses.

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon, shumë e thjeshtë. Unë habitem që ka akoma individë dhe grupe individës që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Ne ëktu jemi. Kush ka diçka për të ndarë, e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi e të flasim. Por, harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Bojkotojnë sa të duan, kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i vetvetes dhe i të kaluarës së vet, ku gjithmonë gjërat janë neglizhuar. Shqipëria nuk është Kina, as Amerika, as Franca, as Italia, është një vend shumë i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Kështu që harta gjyqësore është ajo, është e konsultuar gjatë, e dakordësuar. Kush i bie ndesh, është në të drejtën e vet ta bëjë, por pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë që të ndryshojë qëndrim është pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Përveçse s’ka asnjë shans që të ketë sukses”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Arena e Lajmit

Protesta e avokatëve për hartën gjyqësore, Rama nuk tërhiqet: Nuk ndryshon, nuk flitet me gjuhën e bojkotit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook