Transportonin 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Korçë 2 të rinjtë (Video)

Korce

Policia e Korës ka arrestuar 2 të rinj pasi janë kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Korçë dhe Maliq, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. K., 22 vjeç, banues në Durrës dhe S. K., 22 vjeçe, banuese në Roskovec, Fier.

Shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin G. K., në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në bashkëpunim me shtetasen S. K., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Transportonin 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në Korçë 2 të rinjtë (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook