Ish-studentja e Dhjetorit dhe anëtarja e Kryesisë Mimoza Hajdarmataj ka përkujtuar 2 korrikun e vitit 1990, eksodin e madh të shqiptarëve, të cilët u dyndën në ambasadat e vendeve perëndimore.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Hajradarmataj thekson se 2 korriku mbetet një datë simbol, pasi me atë akt, shqiptarët i dhanë një goditje të rëndësishme politike regjimit në fuqi dhe nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.
Mes të tjerash, teksa ka zbuluar edhe disa prej pankartave që do të përdoren në protestën e 7 korrikut, ish-deputetja demokrate bën thirrje që qytetarët t’i bashkohen tubimit që do të mbahet në Tiranë.
MESAZHI I HAJDARMATAJT
2 Korrik 1990 – 2 Korrik 2022
32 vjet nga eksodi shpërthyes i shqiptarëve drejt Perëndimit, pas gjysmë shekulli robërie.
Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shqiptarët u dyndën në ambasadat e huaja, kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që i paraprinë ndryshimit të madh.
2 korriku mbetet një datë simbol, pasi me atë akt, shqiptarët i dhanë një goditje të rëndësishme politike regjimit në fuqi dhe nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.
#shqipërianërrezik
#7korrik2022
#protestëkombëtare
#kundërshpopullimit
#kundërvarfërisë
#kundërkorrupsionit
#EjaEdheTi