FOTOT/ Nga Basha te Duma e Alibeaj, ja demokratët që iu bashkuan festës së ambasadores Yuri Kim

Basha Kim Alibeaj

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një ceremoni, në përkujtim të ditës së 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Në ceremoninë e veçantë, ambasadorja Kim ka bërë bashkë politikën shqiptare, të majtë dhe të djathtë, dhe jo vetëm, për t’iu bashkuar festimeve për këtë ditë të shënuar.

Siç shihet edhe nga fotot, festës i janë bashkuar deputetë nga Partia Demokratike, si Lulzim Basha, Grida Duma, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Gazment Bardhi, Aldo Bumçi dhe Tritan Shehu.

Ndërkohë, në ceremoni ka qenë edhe Presidenti Ilir Meta, Presidenti i ri, Bajram Begaj, si dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Arena e Lajmit

FOTOT/ Nga Basha te Duma e Alibeaj, ja demokratët që iu bashkuan festës së ambasadores Yuri Kim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook