Tani janë 3: Reperi i njohur italian tregon portretin familjar pas lindjes së djalit

Gabrieli dhe fluturimi i parë (me avion privat) në krahët e Sfera Ebbasta. Ylli 29-vjeçar nga Cinisello Balsamo (Milano) është një baba i dashuruar me vogëlushin e tij, i lindur në qershor nga lidhja 3-vjeçare me modelen spanjolle Angelina Lacour. Në faqen e tij në Instagram, Sfera Ebbasta dokumentoi fluturimin e parë të Gabriel, duke ndarë me ndjekësit shumë foto me një shkallë të lartë ëmbëlsie.

Angelina, një bukuroshe mesdhetare, shihet tek përqafon Gabrielin dhe reperin.Kjo ishte hera e parë që artisti italian ndau portretin e plotë familjar ndonëse më parë ai ka publikuar foto vetëm mke të biri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SFE 🇮🇹 (@sferaebbasta)

 Sfera Ebbasta, emri i vërtetë i të cilit është Gionata Boschetti dhe modelja njoftuan shtatzëninë në fillim të vitit 2022.

“Xhevahiri ynë më i çmuar”, shkroi Sfera Ebbasta në faqen e tij në Instagram me atë rast, duke ndarë lumturinë me ndjekësit. Lumturia që ata e përsëritën më pas në kopertinën e ‘Vanity Fair’: “Më pëlqen ideja për të qenë një baba i ri. Të jem 50 vjeç kur ai të jetë 20 vjeç, duke shkuar në dy ose tre festa në Miami së bashku. Unë thjesht shpresoj se ai tëbëhet një person i sjellshëm. Dhe se ai mund t’i bëjë ëndrrat e tij realitet, çfarëdo qofshin ato. Sa për mua, unë do ta mbështes gjithmonë, sepse nëse mamaja dhe babai yt besojnë tek ju, besoni edhe ju.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SFE 🇮🇹 (@sferaebbasta)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SFE 🇮🇹 (@sferaebbasta)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SFE 🇮🇹 (@sferaebbasta)

Tani janë 3: Reperi i njohur italian tregon portretin familjar pas lindjes së djalit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook