Shqipëria ka barazuar mbrëmjen e djeshme 0-0 ndaj Spanjës në Kampionatin Europian të Minifutbollit që është duke u zhvilluar në Sllovaki.
Një sfidë ku përfaqësuesja kuqezi prodhoi shumë raste për gol, por pa mundur dot që të gjenin rrugën e rrjetës. Kapiteni i Kombëtares, Fatmir Hysenbelliu ishte ndër më aktivët në këtë takim dhe ka tentuar shumë herë portën, por fati nuk deshi që topi të përfundonte në rrjetë.
Gjithashtu një paraqitje mjaft e mirë ishte dhe nga portieri Xhaferi, i cili e mbajti portën e tij të paprekur për gjatë gjithë ndeshjes.
Me këtë barazim Shqipëria aktualisht mban vendin e tretë në Grupin B me një pikë.
Kryeson Rumania me tre pikë, pas fitores 2-0 ndaj Azerbajxhanit, Spanja në të dytin me 1 pikë, ndërsa grupin e mbyll përfaqësuesja azere me 0 pikë.
(VIDEO)
NDESHJET E ARDHSHME –
RENDITJA –
– Arena e Lajmit
Loading…