Një person ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur sot rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht.
Dy automjete, njëri tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., dhe tjetri kamion, me drejtues shtetasin N. N janë përfshirë në një aksident rrugor.
Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i Benzit, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin N. N., po kryen veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.