Kristjan Asllani është prej kohësh një nga objektivat kryesor të merkatos së Interit me zikaltërit që po shqyrtojnë mundësitë e transferimit të mesfushorit të Kombëtares në Milano. Duket se lojtari kuqezi nuk është i vetëm në listën e drejtuesve të Interit përsa i përket mesfushës ku emri i mesfushorit italian Davide Fratezi është gjithashtu i pranishëm.
Sipas raportimeve nga “Fcinternews.it”, zikaltërit për momentin janë duke menduar për zgjedhjen më të mirë mes dy mesfushorëve, ku gjendja financiare e klubit për momentin do të lejonte transferimin e vetëm njërit prej tyre.
Asllani do të ishte më i favorizuar për shkak se vlera e kartonit të tij vlerësohet rreth 15 milionë euro nga Empoli, kurse për 22-vjeçarin italian Sasuolo nuk pranon me pak se 35 milionë euro. Në këto kushte mbetet për t’u parë sesi tratativa e Interit me dy klubet do të shkojë dhe cila do të jetë zgjedhja përfundimtare e zikaltërve.
Arena e Lajmit
Loading…