De Ligt “tremb” Juventusin: S’jam i sigurt për të rinovuar! Nuk mjaftojnë…

Matijs De Ligt “tremb” Juventusin me deklaratën e bërë nga mikrofonat e “NOS” në grumbullimin e kombëtares së Holandës, ku mbrojtësi deklaron se nuk është i sigurt nëse do të rinovojë dhe se dy vende të katra radhazi në kampionat nuk mjaftojnë:

DE LIGT 1

Rinovimi – “Për momentin nuk e di nëse do të vendos të rinovoj ose të shoh për ndonjë skuadër tjetër.”

Projekti sportiv – “Gjithmonë shoh atë që është e mira për mua për termat e projekteve sportive. Dy vende të katra radhazi në kampionat nuk mjaftojnë. Nevojitet të bëhen hapa përpara sepse bëhet fjalë për rezultate zhgënjyese. Juventusi është një klub që dëshiron dhe duhet të shpallet gjithmonë kampion.”

Sezoni në aspektin personal – “Për mua ky ishte viti më i mirë në aspektin personal, si në aspektin e kohës së luajtur, por edhe të paraqitjeve pozitive. Edhe për arsye të dëmtimeve të Kielinit dhe Bonuçit, ky vit besoj ka treguar në pah aftësitë e mia.”, përfundoi De Ligt.

22-vjeçari holandez në sezonin që përfundoi u aktivizua gjithsej në total në Serinë A me fanellën e “Zonjës së Vjetër” në 31 ndeshje ku ka arritur të shënojë 3 gola dhe të dhurojë dhe 1 asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

De Ligt “tremb” Juventusin: S’jam i sigurt për të rinovuar! Nuk mjaftojnë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook