EKSKLUZIVE/ Kristi Qose: Firma me Pëlzenin do më kthejë në Kombëtaren shqiptare!

Sezoni që u mbyll e pa Kristi Qosen te skuadra e Karvinës në kampionatin çek, ku pas shumë përpjekjesh ata nuk ia dolën që të mbijetonin në kategori. Por nga të paktët lojtarë që dalloi ishte edhe mesfushori i lindur në Korçë. Këtë gjë e dëshmoi edhe skuadra e Pëlzenit, kampionia e Çekisë, që pak ditë më parë firmosi një kontratë me shqiptarin. Qose tashmë po bëhet gati për Europën, ku skuadra e tij e re do të fillojë në turet e Champions-it. Në një intervistë për “PanoramaSport”, 26-vjeçari i cili ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare më parë, tregon si u bë i mundur ky transferim dhe çfarë shpreson të arrijë në të ardhmen me këtë lëvizje.

kristi qose

Kristi si jeni? Po ia nis direkt nga transferimi te Pëlzeni, si u bë i mundur?

Jam mirë, i gëzuar për transferimin, Pëlzen më ndiqte prej 2vitesh dhe tani ishte edhe më e lehtë sepse më mbaroi kontrata me Karvinën dhe dola lojtar i lirë e kështu erdhi edhe transferimi. Ndihem i lumtur që ndodhi.

Kontratë e re, për sa vite keni firmosur?

Firmosa për dy vite.

Keni shkuar te kampionët e Çekisë. Keni frikë nga presioni që do të gjeni aty?

Jo, mund të them që nuk kam frikë sepse presioni të bën lojtar më të fortë.

Sezoni që sapo mbaroi, si shkoi nga pikëpamja juaj?

Sezoni që mbaroi nuk shkoi shumë mbarë, bëmë gabime me ekipin dhe në fund e paguam këtë gjë.

Ju keni luajtur edhe në kampionate të tjera. Si është shkalla e vështirësisë në Çeki?

Ndryshe nga kampionatet e tjera, këtu është tepër e vështirë, pasi përveç pjesës teknike, është një kampionat që spikat loja fizike dhe e fortë, por unë tashmë jam mësuar me këtë pjesë.

Ju presin ndeshjet kualifikuese për në Champions. E mendonit se do të arrinit në këtë nivel?

Po, gjithmonë e mendoja një gjë të tillë në karrierën time dhee kisha më shumë dëshirë dhe tani mezi po e pres që të filloj këtë eksperiencë të re.

Me Kombëtaren keni pasur kontakt?

Jo, që në ndeshjen e fundit nuk kam pasur më kontakt.

Ky transferim te një ekip si Pëlzeni mund të shihet si mesazh për trajnerin Reja?

Kam dëshirë që të kthehem sa më shpejt në ekipin kombëtar. Gjithashtu shpresoj që lëvizja te Pëlzeni të jetë pozitive dhe të më kthejë në Kombëtare.

Arena e Lajmit


Loading…

EKSKLUZIVE/ Kristi Qose: Firma me Pëlzenin do më kthejë në Kombëtaren shqiptare!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook