“Çdo trajner ndihet komod te Tirana”, Vrapi: Sezon i suksesshëm për Teutën, presionin më të madh e ka Kukësi

Ish-mbrojtësi Endri Vrapi, ishte i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ku analizoi zhvillimet e kësaj jave në Kategorinë Superiore, teksa ndër të tjera u shpreh:

vra[i

“Çdo trajner ka personalitetin e vetë. Nuk mund të themi që Josa nuk ka bërë mirë dhe Duro ndryshoi gjithçka. Laçi u ribë prap, mënyra se si u largua Duro në fillim ishte e paqartë.

Kur pretenduan të bënin hapin e madh, për të synuar titullin, rrëshqitën. U zbeh më pas pretendimi që kishin. Nuk mund t’ia heqim meritat Laçit, që ka qenë faktor në kampionatin shqiptar. Ishte ekip që gjithmonë të hapte probleme. I takon gjithmonë që të jetë në Europë.

Cilido trajner ndihet komod te Tirana, për përbërjen e grupit.  Presionin më të madh në garën e Europës, do ta ketë Kukësi. Do jetë ndeshje shumë e fortë dhe e luftuar ajo mes Kukësit dhe Partizanit. Ai që do të fitojë atë ndeshjen, do të jetë një hap më afër Europës.

Te Vllaznia, punën që la përgjysmë Brdariç, po e vazhdon mesë miri Plori. Skënderbeu ishte i mobilizuar si në të gjitha ndeshjet, Vllaznia vuajti shumë për të nxjerrë golin. Ishte momenti i duhur që iu duhej me patjetër fitorja. Unë them që do ta ketë vështirë Vllaznia ndaj Dinamos.

E quaj të suksesshëm këtë vit të Teutës, sepse ka futur disa lojtar të rinj. Nuk e shikoj të rrezikuar Teutën”, deklaroi Vrapi.

Arena e Lajmit


“Çdo trajner ndihet komod te Tirana”, Vrapi: Sezon i suksesshëm për Teutën, presionin më të madh e ka Kukësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook