Inzagi e desh me çdo kusht, “Tuku” Korrea mund të kthehet në i tepërt te Interi

Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë për Interin, pasi zikaltërit kanë hedhur sytë nga emra shumë të rëndësishëm për të përforcuar radhët e tyre, në tentativën për t’u kthyer në majën e futbollit italian dhe për t’u konfirmuar në Europë.

KORREA 1

Romelu Lukaku dhe Paulo Dibala janë dy emra që përmenden prej kohësh dhe klubi është vënë në lëvizje që të sigurojë sa më shpejt firmën e tyre. Por për të bërë një gjë të tillë duhet sforco financiare e për më tepër, t’i jepet lamtumira lojtarëve të cilët do të ishin të tepërt pasi nuk do të kishte vend për ta në formacion.

Një prej tyre është “Tuku” Korrea, sulmuesi i kërkuar me ngulm nga Inzagi gjatë verës së kaluar. Ai mori sulmuesin me vete nga Lacio duke e përdorur si alternativë në sulmin e zikaltërve gjatë ketij sezoni, por në hierarkinë e ekipit, Korrea është alternativë e fundit dhe nuk do të gjente më hapësira nëse Lukaku dhe Dibala afrohen në klub. Ndaj për të ka nisur që tani interesimi nga skuadra spanjolle, të cilat janë të gatshme të hedhin një hap konkret për futbollistin.

Arena e Lajmit


Loading…

Inzagi e desh me çdo kusht, “Tuku” Korrea mund të kthehet në i tepërt te Interi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook