Tentoi të korruptonte policin në Kakavijë, procedohet penalisht 21-vjeçari

Whatsapp Image 2019 12 29 At 15.00.26

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kryerjes së procedurave për verifikim në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte kthyer INAD (person i padëshiruar) nga pala greke, në datën 17.07.2022.

Për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, shtetasi A. T. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke vendosur në brendësi të pasaportës një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri i RSH-së.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 21-vjecarin A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Tentoi të korruptonte policin në Kakavijë, procedohet penalisht 21-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook