Sylvester Stallone shfaqet për herë të parë në publik pas kërkesës së divorcit nga Jennifer Flavin

Sylvester Stallone është ende i zënë me punë pavarësisht ndarjes së tij nga Jennifer Flavin.

Aktori 76-vjeçar mori pjesë në një shfaqje për filmin e tij të fundit, “Samaritan”, të enjten, gjashtë ditë pasi gruaja e tij prej 25 vitesh bëri kërkesë për divorc. Stallone u shfaq i buzëqeshur në teatrin ‘AMC Empire 25’ të Nju Jorkut, i veshur me një kostum blu teksa befasoi fansat.

Ylli i “Rocky” ndau një video në Instagram pas natës fantastike dhe u tha ndjekësve të tij që të vazhdojnë ta mbështesin. Stallone foli me shikuesit e filmit për “mesazhin” e filmit.

“Nëse keni një besim të fortë për diçka, vazhdoni ta besoni atë,” tha ai për projektin Amazon Prime. Shfaqja e fituesit të “Golden Globe” erdhi një ditë pasi u publikua lajmi për paraqitjen e divorcit të Flavin më 19 gusht. 54-vjeçarja, e cila u martua me Stallone në vitin 1997, e quajti martesën e tyre “të prishur në mënyrë të pakthyeshme” në dokumentet gjyqësore.

Flavin kërkoi të “kompensohej dhe të shërohej” duke marrë më shumë para se burri i saj nga pasuria e tyre, duke pretenduar se Stallone “u përfshi në shpërndarjen, shterimin dhe/ose shpërdorimin e qëllimshëm të aseteve martesore”. Ajo gjithashtu shtëpinë e tyre në Palm Beach, Fla. (Stallone jeton në shtëpinë e tyre në Kaliforni.) Ylli i “Creed” i tha Page Six në atë kohë se ai dhe ish-modelja janë “Duke trajtuar miqësisht dhe privatisht çështjet e tyre personale”, duke shtuar, “Unë e dua familjen time”.

Sylvester Stallone shfaqet për herë të parë në publik pas kërkesës së divorcit nga Jennifer Flavin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook