“Shteti do t’u gjendet pranë”, nëna e mjekut të njohur që humbi jetën nga Covid-i prek me fjalët: Zemra është plagosur! Fëmijët jetimë do të ecin në rrugën e baballarëve

Nena

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bënë me dije se sot u akordohet 11 fëmijëve të parë statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Të pranishëm në këtë aktivitet të organizuar ishin familjarë të , fëmijë të prindërve që dhanë jetën e tyre në mbrojtjen e jetës së të tjerëve.

“Drini Dobi ishte një mjek i shquar, dha një kontribut të pafjalë. Jam e bindur që do të japim një mbështetje për fëmijët e tij. Të gjithë e ndjejmë mungesën e tij, mungesën e mjekëve dhe infermierëve që u ndanë nga jeta në krye të detyrë duke luftuar me COVID-19”, tha Manastirilu.

“Ju falënderoj, unë jam nënë. Zëmra e nënës është shumë e plagosur por këto nderime dolën në pah nga instancat e qeverisë. Ky status që jepet sot është mallëngjyes. Këtu tregohet që fëmijët janë jetim, por do të ecin në rrugën e baballarëve, prindërit kanë lënë histori. Qeveria nuk la pas dore vlerat e djalit tim dhe e falënderoj pa masë”, tha mes lotësh nëna e mjekut të ndarë nga jeta Drini Dobi.

Nga ana e tij kryeministri Rama foli edhe për ndarjen nga jeta të  komandantit Feti Vogli.

“Besoj që shokët , kolegët anëtarët e Forcave të Armatosura e kujtojmë komandantin e grupit special Paqeruajtës të Forcave të NATO-s në Afganistan, i cili humbi jetën në misionin ndërkombëtar.

‘Vajza ishte vetëm tre vjeçe kur i ati dha jetën. Sot merr statusin në ‘Përkujdesje të Republikës”, si një përkujdesje të shtetit që ka sot detyrimin ligjor që të gjendet pranë Egit.

“Kanë kaluar mbi 10 vite nga humbja e Fetiut. Ata ishin në një mision duke u përkujdesur për të ardhur e fëmijëve në atë vend ku ishin me mision. Egi është hera e parë që del.10 vite pa babain është mungesë shumë e madhe. Ajo është një nxënëse shembullore dhe besoj do ta bëjë krenar familjen e saj. Nisma juaj është për tu falënderuar sepse kanë kaluar 10 vite dhe nuk është bërë  diçka kaq e madhe për këta fëmijë”, tha bashkëshortja e komandantit Feti Vogli që humbi jetën në mision.

Rama: Kanë kaluar 10 vite por ka gjithmonë vend për përmirësim.

Mjeku i njohur Bledi Nini humbi gjithashtu jetën në krye të detyrës.

“Bledi ishte unik në çdo gjë që bënte,. Ju falënderojmë për mbështetjen ndaj nesh”, u shpreh bashkëshortja e mjekut që humbi jetën në krye të detyrës.

Më tej Rama tha se ky status do ti akordohet edhe fëmijëve të tjerë bazuar nga ligji i veçantë dhe procesi i aplikimeve është i hapur dhe pa afat. “Të gjithë prindërit , nënat e këtyre fëmijëve janë të lutur të bëjnë aplikimet e tyre.”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Shteti do t’u gjendet pranë”, nëna e mjekut të njohur që humbi jetën nga Covid-i prek me fjalët: Zemra është plagosur! Fëmijët jetimë do të ecin në rrugën e baballarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook