“Kjo ishte dëshira e tij e fundit”/ Bashkëshortja e Sean Connery çon hirin e aktorit në Skoci në ditën e tij të lindjes

Familja e Sir Sean Connery kanë çuar hirin e tij në shtëpinë e toj në Skoci për herë të fundit përpara një festimi prekës të asaj që do të ishte ditëlindja e tij e 92-të të enjten.

E veja e legjendës së Hollywood, Micheline Roquebrune, 93 vjeç, raportohet se ka bërë udhëtimin me të afërmit për të shpërndarë privatisht pak nga hiri i tij pasi kishte qenë ‘dëshira e tij e fundit’ që të kthehej në atdheun e tij.

Ajo kishte thënë pas vdekjes së tij në shtëpinë e tyre në Bahamas në vitin 2020: “Ne do ta kthejmë Seanin në Skoci – kjo ishte dëshira e tij e fundit. Ai donte që hiri i tij të shpërndahej në Bahamas dhe gjithashtu në atdheun e tij”.

Në fillim të këtij viti ajo shtoi: “Ai ishte më i lumtur në një fushë golfi, kështu që sa më shpejt të jetë e mundur të udhëtojmë, ne do të vijmë në Skoci si familje dhe do të sjellim hirin e Sean”.

“Shpresoj t’i shpërndaj në një fushë golfi në Skoci, pasi atij i pëlqente gjithmonë të luante atje.”

Djali i aktorit dhe mbesa mësohet se kanë bërë udhëtimin në Skoci për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

I biri kishte thënë në mars se ata ndoshta do të zgjidhnin “St Andrews” për të shpërndarë hirin, sepse babai i tij kishte qenë anëtar i “Klubit të Golfit Mbretëror” dhe kishte luajtur rregullisht në kursin e famshëm “Old Course”.

Ai tha: “Kam kujtime se “St Andrews” ishte gjithmonë me diell. Kishim momente të veçanta atje. Ai ishte një anëtar i R&A, kështu që unë mendoj se ndoshta ky mund të jetë vendi i duhur.”

Pelegrinazhi i familjes në Skoci përfundoi me një festë përkujtimore pranë Edinburgut, qyteti i lindjes së tij dhe ku më vonë iu dha liria e qytetit në 1991. Ai vdiq në moshën 90-vjeçare në tetor 2020.

“Kjo ishte dëshira e tij e fundit”/ Bashkëshortja e Sean Connery çon hirin e aktorit në Skoci në ditën e tij të lindjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook