EMRAT/ U godit me thikë për vdekje nga bashkëjetuesi, ja kush është viktima

Policia Ne Elbasan

Zbardhet identiteti i plotë i 37-vjeçares që humbi jetën pasi u godit për vdekje me thikë nga bashkëjetuesi i saj. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për Jetlira Elezin.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej” në Elbasan. Ndërkohë, autori, Ramis Mici është arratisur pas krimit.

NJOFTIMI I POLICISË
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMRAT/ U godit me thikë për vdekje nga bashkëjetuesi, ja kush është viktima

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook