Sipas mamasë së miliarderit Elon Musk, Maye, ajo qëndron në një vend shumë të papritur kur viziton djalin e saj në selinë e tij ‘SpaceX’ në Boca Chica, Teksas.
“Më duhet të fle në garazh,” tha Maye për ‘The Times’ në Mbretërinë e Bashkuar. “Nuk mund të kesh një shtëpi të bukur pranë një vendi raketash”.
Ndërsa Maye nuk u ndal më tej për akomodimet e saj jokonvencionale, ajo vuri në dukje se djali i saj nuk është i interesuar për pasuri materiale.
Aktualisht, Maye jeton në një apartament në Nju Jork, ku preferon të kalojë kohë duke shëtitur qenin e saj me atë që ajo e përshkruan si “rroba të vjetra, një pallto të vjetëruar, një kapele dhe syze të errëta”.
“Shtëpia ime nuk është e madhe,” tha ajo. “Nuk kam nevojë për hapësira të mëdha. Nuk kam nevojë për hapësirë të çuar dëm, sepse me të vijnë edhe përgjegjësi. Ndjehem sikur kam gjetur vendin e duhur dhe u thashë fëmijëve të mi: “Ky është vendi më i bukur që kam jetuar ndonjëherë”.
Maye gjithashtu shfaqi shumë dashuri për fëmijët e saj gjatë gjithë intervistës, duke zbuluar edhe pseudonimn që i kishte vendosur Elon kur ai ishte i ri.
Duke e quajtur atë “Djalë gjenial“, ajo kujtoi se si Elon “kujtonte gjithçka që lexonte”.
“Ai gjithmonë merrte informacione. Ne mund ta pyesnim atë për çdo gjë,” tha Maye. “Kjo ishte përpara internetit. Unë mendoj se tani do ta quajmë atë Internet.”