Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i lirë dhe mund të firmosë në ditët e ardhshme në çdo ekip që dëshiron.
Me përfundimin e sezonit, marrëveshja që sulmuesi kishte me Kukësin skadonte në momentin që ekipi nuk merrte pjesë në Kupat e Europës.
Kësisoj, tashmë Shkurtaj është në pritje të ofertave për të vendosur të ardhmen e tij.
“Panorama Sport”mëson se sulmuesi nuk ka marrë ende një ofertë nga Kukësi për të rinovuar marrëveshjet.
Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet në javët e ardhshme.
Me ardhjen e Skënder Gegës, vlonjatit i shtohen kreditet për të rinovuar, por jo çdo gjë është në dorë të klubit, pasi duhet rinegociuar për anën financiare.
Shkurtaj pësoi një dëmtim dhe kjo e penalizoi shumë në sezonin e fundit.
Arena e Lajmit
Loading…