Debatet/ “Do e diskutojmë pa kamera”! Përfaqësuesja e shoqërisë civile i kthehet Denajt dhe anëtarëve të PD në komision: Duhet të filloni me pyetjen…

Komisioni I Territoriales

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit për Reformën Territoriale, ku e pranishme në seancë dëgjimore ka qenë përfaqësuesja e shoqërisë civile, Albana Dhimitri, Drejtore Ekzekutive në Institutin e Politikave Publike dhe Private.

Teksa anëtarët e komisionit i kanë drejtuar shumë pyetje Dhimitrit mbi buxhetin dhe punësimet nëpër bashki, ajo është shprehur se ky komision duhet ta nisë me pyetjen se si do të jetë qeverisja vendore pas 5 apo 10 vitesh.

Pjesë nga debatet:
Dhimitri: Më thuaj ti kush mund ta ofrojë nga firmat private një pastrim me 10 mijë banorë? Asnjë nuk ta ofron.
Çupi: Ky nuk është argument. A keni raste të bashkive që kanë marrë fokusin e zonave turistike që mbulojnë dhe që sot nuk i zhvillojnë?
Dhimitri: Jo në këto detaje nuk kam propozim. Ajo që kam vënë re, për njerëzit që kanë një apartament apo shtëpi në një fshat turistik, ka një rol shumë të shtuar të bashkive në promovimin e tyre në zonat turistike. Kam vënë re që në shumë zona, që kanë një potencial të zhvillimit ekonomik, roli i bashkive është shtuar. Zona turistike deri dje zhvillohej nga komuna, jo nga bashki.

Denaj: Nuk duhet të konsumojmë një kohë kaq të gjatë, por do ta diskutojmë pa kamera çështjen e rregullave. Nëse keni mundësi, më sillni përgjigjen me shkrim të tre pyetjeve të mia, që kanë të bëjnë me buxhetin. A kanë efektivitet dëgjesat? A ka instrument tjetër që mund të zëvendësonte këto dëgjesa? U fol këtu për pagën, por neve na intereson plani social, mbështetja për fëmijët, shtresat e marxhinalizuara, dhe a ka rekomandime nga puna juaj për këto shtresa?

Dhimitri: Për mua duhet të filloni nga pyetja se si do të jetë qeverisja vendore pas 5 apo 10 vitesh? Shqipëria ka vetëm 27-28% të GDP nga shërbimet publike. Nëse përgjigja juaj është politike sot, që ne duam që qeverisja vendore të ketë rol të shtuar, shikoje, në të kundërt lëreni siç është. Mos harroni si ishte qeverisa vendore në vitin 1990. Ka ndryshim shumë të madh dhe është momenti bërë të bërë këtë pyetje si komision, përpara se të përcaktoni se çfarë reforme. Asnjë nga shërbimet publike nga nuk është më keq se ç’ishte para reformës dhe ka shërbime që janë shumë më mirë se para reformës.

Arena e Lajmit

Debatet/ “Do e diskutojmë pa kamera”! Përfaqësuesja e shoqërisë civile i kthehet Denajt dhe anëtarëve të PD në komision: Duhet të filloni me pyetjen…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook