Nuk ka rinovuar kontratën që i skadon në fund të muajit, por Paolo Maldini ka marrë bekimin e pronarit të ri, Xherri Kardinale.
Legjenda do të vijojë të punojë si drejtor teknik te kampionët e Italisë dhe po harton planin e merkatos.
Të shumtë kartonët në tavolinën e tij në “Casa Milan”, por Maldini e di se zgjedhjet duhen bërë me kujdes pa shpërdoruar asnjë qindarkë. Nga këtu, edhe acarimi i tij me Sasuolon.
Nga skuadra në fjalë mund të largohen disa lojtarë si Skamaka apo Berardi për të cilët Milani është interesuar, por synimi i shoqërisë zigjelbër është që të grumbullojë oferta për të stisur një ankand.
Maldini ka qenë i qartë dhe Milani nuk do të marrë pjesë në të tilla bisedime.
Arena e Lajmit
Loading…