Zjarri po shkon drejt shuarjes totale në lartësitë e fshatrave të Dropullit aty ku u shfaq një dite më parë. Dy avionë dhe dy helikopterë nga Greqia kanë kryer 24 inkursione në terren përgjatë pasdites së djeshme dhe sot në mëngjes çfarë bënë të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarreve në qendrat e banuara, raporton gazetarja Brikena Metaj për BalkanWeb.
Sipas informacioneve nga terreni, PMNZSH Dropull me në krye komandantin Alqi Kosta ka punuar në terren përgjatë gjithë natës për shuarjen e zjarreve dhe vatrave rishtaz në zona të tjera. Momentalisht flaket e zjarreve po avancojnë në drejtimin perëndimor drejt zonës së Sarandës.
Bëhet e ditur se helikopterët dhe avionët grekë po shuajnë me intensitet flakët që mos të avancojnë në drejtim të zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër.
Nga përllogaritjet e deritashme në terren, bëhet e ditur se zjarri i djeshëm ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në pyje dhe kullota.
Sipas vlerësimeve paraprake zjarri i djeshëm ka shkaktuar djegien e 30 ha pyje dhe 270 kullote.