Sonte, Shqipëria nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve ndaj Islandës në transfertë në orën 20:45, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B.
Islandezët, i gëzohen faktit se Kombëtarja kuqezi do të luajë pa sulmuesit kryesorë si Armando Broja, Myrto Uzuni apo edhe Rei Manaj.
I pari është me COVID-19 ndërsa dy të tjerët janë të dëmtuar.
Shqipëria synon të marrë tre pikët e para në ishull, ku asnjëherë nuk ka ndodhur në gjithë përballjet ndaj Islandës.
– Arena e Lajmit
Loading…